Telegrafi

Bayerni dëmtohet nga kombëtaret, këto janë 11 lëndimet që i ndodhën së fundmi

Arturo Vidal qëndroi në Kili pavarësisht problemeve muskulore gjatë barazimit 0-0 me Kolumbinë.

Mesfushori kilian nuk u rikthye në Mynih duke ngjallur reagimin e të aprit të klubit Karl Heinz Rummeniges.

“Bayerni është shumë i shqetësuar për shëndetin e Arturit. Ne shpresojmë që federata kiliane ta trajtojë me përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri këtë rast”.

Arjen Roben është një tjetër lojtar që shqetëson Carlo Ancelottin, pasi edhe 32-vjeçari sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe luajti në triumfin 3-1 të Holandës ndaj Luksemburgut.

Edhe Robben pati një problem, por tha se shpreson që të mos jetë asgjë serioze.

Blind e zëvendësoi për të mos rrezikuar. Por Bayerni këto dy vite, është përplasur shpesh me federatat e futbollistëve dhe Vidal e Robben janë vetëm rastet e fundit.

Kinglsey Coman

Para Vidal dhe Robben, ishte Kingley Coman që pësoi, pasi ai mungoi dy muaj pas një goditjeje që mori në gju gjatë stërvitjes me Francën.

Renato Sanches

Mesfushori portugez mungoi që në fillim të sezonit pas tërheqjes muskulore që pësoi në finalen e Evropianit.

Daglouas Costa

Thyerja që Duglas pësoi në finalen e Kupës së Gjermanisë nuk u shërua në Brazil dhe ai humbi startin e sezonit.

Jerome Boateng

Në gjysmëfinalet e Evropianit këtë verë, Boateng pësoi një tërheqje muskulore dhe mbrojtësi u rikthye në dispozicion të Bayernit vetëm pas 3 muajve.

Thiago Alcantara

Mesfushori pësoi një lëndim në gjurin e djathtë gjatë detyrës së tij me Spanjën në nëntor 2015 dhe bëri një muaj pushim.

Arjen Robben

Më shtator 2015, holandezi pësoi një tjetër lëndim muskulor që e la për 7 javë larg fushave. Prej atëherë është dëmtuar edhe dy herë të tjera.

David Alaba

Boshnjaku Bicakcic ra mbi gjurin e Alabas në prill 2015 dhe austriaku u rikthye vetëm sezonin tjetër.

Gotze dhe Benatia

Dy ish-lojtarët e Bayernit u dëmtuan në 2015-ën në detyrat e tyre me kombëtaren.