Bayern Munich është skuadra më e interesuar për transferimin e sulmuesit gjerman Leroy Sane.
Ylli i Manchester Cityt nuk ka pasur një periudhë të mirë këtë vit dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Bayerni mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Sanen dhe tanimë kanë bërë edhe një ofertë zyrtare.
Mediat gjermane kanë raportuar se kampionët e ri të Gjermanisë kanë ofruar 80 milionë euro në drejtim të Cityt plus bonuse për gjermanin.
Por kjo ofertë ende nuk është pranuar, pasi City po synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e sulmuesit anësorë.
Interesim për Sanen kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera të mëdha si PSG dhe Atletico Madrid.
23-vjeçari ka një kontratë aktuale me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/