Bayern Munich mund të mbetet pa mesfushorin kilian, Arturo Vidal.
Ish-anëtari i Juventusit ka pranuar transferimin te Interi dhe tani mbetet vetëm përgjigja pozitive e Bayernit.
Por Bayerni nuk po qëndron duarkryq pasi ka bërë ofertë për transferimin e Leon Goretzkas.
Sipas medieve gjermane, Bayern ka ofruar 35 milionë euro te Schalke për transferimin e mesfushorit të talentuar.
Goretzka ka shkëlqyer së fundmi me Gjermaninë në Kupën e Konfederatave.
Interesim për talentin gjerman ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai anglez Manchester United. /Telegrafi/