Telegrafi

Bayerni i bën me dije Barcelonës çmimin që duhet të paguaj për Lewandowskin

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Por përkundër insistimit të katalunasve, Bayern Munich nuk po e lejon largimin e sulmuesit polak nga Allianz Arena.

Madje drejtuesit e kampionit në fuqi të Gjermanisë i kanë bërë të qartë polakut se e presin në stërvitje pas përfundimit të pushimeve.

 

Bavarezët kanë refuzuar disa oferta të Barcelonës për Lewandowksin, derisa tani janë treguar korrekt me ta duke ia treguar edhe çmimin e yllit të tyre.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport në Gjermani, Bayern ka vendosur t’i ndajnë rrugët me Lewandowskin nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Lexo po ashtu Drejtori i Bayernit udhëtoi në Mallorca për ta bindur Lewandowskin të qëndrojë në Allianz Arena

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë një ofertë të tillë, kur kemi parasysh se kontrata e polakut me Bayernin skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/