Site icon Telegrafi

Bayerni i bashkohet Real Madridit dhe Chelseat në garën për transferimin e Sterlingut

Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar betejës për nënshkrimin e Raheem Sterling nga Manchester City.

The Sun raporton se skuadra e Bundesligës është e interesuar për reprezentuesin anglez, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Cityn.

Sidoqoftë, Chelsea dhe Real Madrid po e vëzhgojnë gjithashtu ish-yllin e Liverpoolit dhe mund të përpiqen ta nënshkruajnë atë këtë verë.

Lexo po ashtu Chelsea tenton transferimin e Raheem Sterling në verë

Sterling është i gatshëm që të largohet nga “Etihad Stadium” dhe tre gjigantët evropianë po përpiqen që sa më parë të arrijnë marrëveshje.

Por, Bavarezët janë në dijeni se sa e vështirë do të jetë transferimi i tij, shkaku që Chelsea dhe Real Madridi mund të ofrojnë pagë më të lartë.

Një gjë që tashmë dihet është se Sterling po kërkon një aventurë të re dhe tre gjigantët synojnë ta bindin me ofertat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version