Emil Forsberg është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi anësor është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të lartë këtë edicion.
Kjo ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij.
Por së fundmi garës për transferimin e Forsbergut iu është bashkuar edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.
26-vjeçari është ndjekur nga krerët e Bayernit të cilët po tentojnë transferimin e tij në verë.
Mediat gjermane raportojnë se Bayern është e gatshme të shpenzojë rreth 45 milionë euro për transferimin e tij.
Por për ta bërë të vetin Forsbergun, Bayerni duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve tjera të mëdha evropiane.
Juventus gjithashtu dhe Napoli në Itali po e duan lojtarin e talentuar.
Ndërkohë Forsberg në Angli po kërkohet nga Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Suedezi ka kontratë me Leipzigun deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/