Telegrafi

Bayerni i bashkohet garës për transferimin e Dani Olmos

Dani Olmo ka vendosur të largohet nga skuadra gjermane RB Leipzig pas tre viteve qëndrim në këtë klub.

Mesfushori spanjoll ishte shumë pranë largimit edhe në verën e vitit të kaluar, por edhe në janar, megjithatë në fund një gjë e tillë nuk ndodhi.

25-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024 dhe nuk e ka pranuar rinovimin, pasi dëshiron një hap para në karrierën e tij.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që po kërkon transferimin e tij.

Thomas Tuchel e pëlqen shumë spanjollin dhe dëshiron ta transferojë në Allianz Arena në vend të Thomas Muller me gjermanin që gradualisht po e humb vendin në formacion.

Interesim për Olmon kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid.

Leipzig nga ana tjetër pritet ta lë të lirë spanjollin nëse vije ndonjë ofertë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/