Arsenali është duke rrezikuar humbjen e Alexis Sanchez, pasi që Bayern Munich ka bërë një ofertë të parefuzueshme.
Sipas BILD, kampionët e Bundesligas kanë bërë ofertë prej 40 milionë euro, ndërsa lojtari mbetet pa kontratë pas një viti.
Për të ka interesim edhe nga Manchester City e Arsenal.
Ai erdhi për të njëjtën shumë te Arsenali nga Barcelona në vitin 2014.
Bayern edhe pse ka nënshkruar me Serge Gnabryn, e do edhe Sanchezin.
Bayern i ka ofruar 15 milionë euro në vit për një marrëveshje prej 4 vitesh.
Sanchez i ka shënuar 24 gola në Ligën Premier. /Telegrafi/