Telegrafi

Bayern Munichut i kërkohet ta transferojë Harry Kane si zëvendësues të Lewandowskit

Klubi i madh gjerman, Bayern Munich po inkurajohet të lëvizë për sulmuesin e Tottenham Hotspurs, Harry Kane.

Ish-mbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng, e sheh Kane si një zëvendësues ideal për sulmuesin në largim, Robert Lewandowski.

Duke folur për Florian Plettenburg të Sky Deutschland, Boateng këshilloi drejtuesit e ish-skuadrës së tij për transferimin e kapitenit anglez.

Lexo po ashtu Lewandowski e konfirmon edhe personalisht se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun

“Shumë sulmues më kanë bërë përshtypje dhe për momentin ata kanë më të mirën me Lewyn”, ka thënë fillimisht Boateng.

“Karim Benzema gjithashtu mund të përmendet pas këtij sezoni. Personalisht, unë do të përpiqesha menjëherë ta marr Harry Kane në FC Bayern. Ky është mendimi im”.

“Për mua, Kane është një sulmues i kompletuar që shënon golat e tij çdo ditë në Tottenham. Në një ekip shumë të mirë, por jo të klasit botëror”.

“Nëse ai luan në një ekip si FC Bayern, mendoj se është një super zëvendësim në një ekip shumë të mirë. Por, kjo varet nga FC Bayern”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/