Telegrafi

Bayern Munichu u tregua i pamëshirshëm ndaj RB Salzburgut – kampioni në fuqi u shënoi gjashtë gola

Bayern Munichu ka fituar 6-2 përballë Red Bull Salzburgut në kuadër të rrethin të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm katër minutash lojë, skuadra austriake kaloi në epërsi me një gol fantastik të Mërgim Berishës që shënoi në portën e Manuel Neuer.

Por, Bavarezët u këndellën fal një penalltie të fituar të cilën në gol e konvertoi Robert Lewnadowski (21’).

Para se të përfundonte pjesa e parë, RB Salzburgu ishte i pafat, shkaku që Kristensen shënoi auto-gol në minutën e 44-të.

Në 45 minuta e dytë, vendasit arritën të barazonin shifrat në 2-2 me golin e shënuar me anë të Masaya Okugawa (66’).

Por, mysafirët më pas arritën që të shënonin katër gola të tjerë, për të vulosur fitoren e tyre.

Ishte Jerome Boateng që në minutën e 79-të shënoi për 3-2 me një asistim brilant nga Joshua Kimmich.

Në minutën e 83-të, Leroy Sane arriti të futej në listën e realiztaorëve, duke u ndihmuar nga Kimmich që bëri asistimin e tij të dytë në këtë takim.

Për golin e pestë u përkujdes sulmuesi polak që shënoi në minutën e 88-të për 5-2 me një shërbim mjaftë të mirë nga Javier Martinez.

Skuadra gjermane nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e gjashtë me anë të Lucas Hernandes (90+2’), e që morën kështu fitoren e thellë.

Bayern Munichu është lider i Grupit A me nëntë pikë, derisa Atletico Madridi ka katër, Lokomotiva e Moskës me dy dhe RB Salzburgu me një./Telegrafi/