Telegrafi

Bayern Munichu synon transferimin e Camavingas

Klubi gjerman, Bayern Munichu e ka etiketuar mesfushorin e Real Madridit, Edouardo Camavinga, si objektiv të madh në këtë afat kalimtar të janarit.

Bayern Munich po shkon drejt titullit të njëmbëdhjetë radhazi në Bundesliga këtë sezon, pasi ka fituar çdo titull lige që nga viti 2013. Kampionët gjermanë janë një forcë që duhet llogaritur brenda vendit.

Megjithatë, ky sezon ka qenë disi i vështirë për skuadrën e Julien Nagelsmann, pasi ata qëndrojnë vetëm një pikë larg vendit të dytë në tabelë, Union Berlin.

Lexo po ashtu Camavinga drejt Ligës Premier - e kërkon gjiganti në formë huazimi

Që nga rikthimi i tyre në lojë pas pushimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, Bayerni ka barazuar të tria ndeshjet e tyre.

Ecuria e dobët e formës ka shqetësuar zyrtarët e klubit, të cilët po kërkojnë përforcime për të përmirësuar ekipin e tyre për gjysmën e dytë të sezonit.

Lexo po ashtu Ancelotti: Camavinga nuk largohet, është i paprekshëm si Modric dhe Kroos

Një nga objektivat e tyre është Eduardo Camavinga i Real Madridit, por sipas Fichajes, Los Blancos kanë refuzuar qasjen e skuadrës gjermane.

Camavinga ka gjeneruar tashmë interes nga Arsenali dhe Chelsea në këtë afat kalimtar, por Real Madridi dëshiron ta mbajë francezin për të paktën gjysmën e dytë të këtij sezoni. /Telegrafi/