Site icon Telegrafi

Bayern Munichu studion situatën e Kane te Spurs, planifikon ofertën për yllin anglez

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane është ende një objektiv i gjigantëve gjermanë, Bayern Munich.

Kampionët e Bundesligës janë shumë seriozë për të përmirësuar vijën e tyre të sulmit verën e ardhshme.

Sipas mediumit Sky Germany, Bayerni po vlerëson aktualisht situatën e kontratës së Kane te Spurs.

29-vjeçari ka një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2024, që do të thotë se një transferim me çmim të ulët verën e ardhshme është një mundësi reale.

Nëse Kane nuk rinovon deri në verë, Bayerni do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë.

Kane u lidh së fundi me një kalim te Manchester City një vit më parë, por asgjë nuk u materializua dhe në fund “Qytetarët” transferuar Erling Haaland.

Që atëherë, kapiteni anglez ka ri-gjetur formën e tij më të mirë me Spurs nën trajnerin Antonio Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version