Telegrafi

Bayern Munichu planifikon ditën e testeve mjekësore për Sadio Mane

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane do të përfundojë transferimin e tij te Bayern Munich javën e ardhshme.

Bayerni dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për një tarifë që shkon deri në 40  milionë euro.

Eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano raportoi se Bayerni ka caktuar testet mjekësore për të martën me senegalezin Mane.

Lexo po ashtu E kryer, Liverpooli pranon ofertën e Bayern Munich për Sadio Mane

Kapiteni i Senegalit ka rënë dakord për kushtet personale me Bayernin për një kontratë trevjeçare.

Një prezantim në Allianz Arena është planifikuar paraprakisht për të mërkurën e ardhshme.

Mane pritet të ketë një pagë disa herë më të lartë sesa gjashtë milionë euro sa fitonte te Reds. /Telegrafi/