Site icon Telegrafi

Bayern Munichu mendon seriozisht transferimin e Harry Kane

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, këtë verë.

Kapiteni i Anglisë është shumë i kërkuar pas një tjetër sezoni të shkëlqyer në nivel personal me Spurs.

Kane, i cili gjithashtu shkëlqeu në Kupën e Botës “Katar 2022”, nuk ka fituar asnjë trofe me Spurs për një tjetër sezon dhe largimi duket gjithmonë si opsion.

Lexo po ashtu Gabimet nga e kaluara: Tottenhami nuk shet lojtarë më te dy gjigantët e Ligës Premier

Sipas mediumit The Independent, Bayerni do të rivalizojë Manchester Unitedi në garën për nënshkrimin e Kane.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy mund të preferojë të shesë asetin e tij të çmuar jashtë vendit në vend të një rivali të Ligës Premier.

Kane, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Spurs, dëshiron të përfundojë karrierën e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version