Bayern Munichu ka fituar në ndeshjen triler ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët u treguan të fortë për Djajtë e Kuq në ndeshjen e parë të Grupit A, e cila u zhvillua në “Allianz Arena”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 28-të me anë të Leroy Sane, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Serge Gnabry shënoi për epërsinë 2-0.
⏸️ Wir führen zur Pause!
♦️ #FCBMUN | 2-0 | 45' ♦️ pic.twitter.com/K6WxPPvcrO
— FC Bayern München (@FCBayern) September 20, 2023
Në pjesën e dytë, mysafirët filluan më mirë, por vendasit u kthyen përsëri në lojë, me dy skuadrat që shënuan plotë pesë herë deri në fund.
Fillimisht Rasmus Hojlund (49’) ngushtoi epërsinë në 2-1, ndërsa Harry Kane (52’) nga penalltia çoi epërsinë në 3-1.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, ishin mysafirët ngushtuan përsëri rezultatin me anë të Casemiros (88′) për 3-2, Mathys Tel shënoi për 4-2, ndërsa Casemiro (90+) me golin e dytë vulosi rezultatin përfundimtar 4-3.
Në ndeshjen e ardhshme, Bayerni luan në udhëtim te Copenhagen, ndërsa Unitedi e pret Galatasarayn. /Telegrafi/
https://twitter.com/mcfcrayan/status/1704579013123961027
MUSIALA'S DRIBBLING AND GNABRY'S GOAL!!! 🔥🔥🔥
— Bayern & Football (@MunichFanpage) September 20, 2023
https://twitter.com/vartatico/status/1704588119612235888
HARRY KANE SCORES HIS FIRST CHAMPIONS LEAGUE GOAL FOR BAYERN MUNICH #BAYMUN
— Hades (@UTDHades) September 20, 2023
https://twitter.com/centregoals/status/1704598166819975489