Bayern Munichu thuhet se është dorëzuar në garën për nënshkrimin e talentit të Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Hudson-Odoi gati ishte të transferohej te kampionët e Bundesligës në afatin kalimtar të janarit pas disa ofertave të njëpasnjëshme.
Por, Chelsea, përveç ofertave të Bayernit, refuzoi edhe kërkesën e lojtarit për largimin e tij me shpresën për të siguruar të ardhmen afatgjatë të 18-vjeçarit.
Blutë e Londrës tani thuhet se janë afër për të lidhur një marrëveshje të re me Hudson-Odoin dhe Bayerni tani është i bindur se londinezët nuk do ta shesin në asnjë rrethanë.
Sipas mediumit The Independent, Bavarezët kanë hequr dorë nga ndjekja e talentit të Chelseat dhe tani fokusin do ta hedhin diku tjetër.
Lojtari që pëlqehet më shumë për krahët e sulmit është ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili vlerësohet nga 80 deri në 100 milionë euro. /Telegrafi/