Telegrafi

Bayern Munich i vendosur për të transferuar sulmuesin Leroy Sane

Bayern Munichu është i vendosur të nënshkruaj me sulmuesin anësor gjerman të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Bavarezët kanë qenë të lidhur me gjermanin Sane tash e një vit, por pa arritur ta transferojnë atë.

Ylli gjerman ende nuk ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Pep Guardiola dhe vera e këtij viti duket si idealja për transferimin e tij në Allianz Arena.

Lexo po ashtu Bayerni i ofron Cityt shkëmbimin Sane-Hernandez

24-vjeçari ka vetëm edhe një vit tjetër në marrëveshjen e tij, por duket se Sane ka ngecur bisedimet e kontratës në mënyrë që të detyrojë një transferim këtë verë.

Tani, sipas mediumit Daily Mail, City pritet ta pranojë transferimin e lojtarit te Bayern, për të fituar të paktën 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro, pasi në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Ndryshe, Sane gjatë vitit të fundit është përballur me disa lëndime të mëdha që e kanë mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. /Telegrafi/