Site icon Telegrafi

Bayern Munich i vendos afat Daviesit për ta sjell në tavolinë ofertën e Real Madridit

Mbrojtësit të majtë kanadez, Alphonso Davies i është dhënë 10 ditë kohë nga Bayern Munich për të vendosur rrugën për të ardhmen e tij. Një objektiv afatgjatë i Real Madridit, ai thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Los Blancos.

Javën e kaluar Bayern u ul me Davies për bisedime për kontratën, duke bërë një ofertë përfundimtare për Davies prej rreth 13-14 milionë euro në vit, shumë më pak se kërkesat e tij prej 20 milionë eurosh. Megjithatë, 22-vjeçari do ta refuzojë atë ofertë, pasi ai dëshiron të nënshkruajë me Real Madridin.

Tani gazeta Marca raporton se Bayern ka vendosur një afat deri në 1 prill që Davies ose të pranojë ofertën e tyre të rinovimit, ose të sjellë një ofertë transferimi në tryezë.

Lexo po ashtu Alphonso Davies e bën të qartë qëndrimin për të ardhmen

Pika e fillimit në negociata do të jetë rreth 50 milionë euro, me Bayernin të prirur të mos heqë dorë nga Davies me çmim të ulët, edhe pse marrëveshja e tij përfundon verën e ardhshme.

Me sa duket kjo do ta shtyjë Real Madridin në veprim. Ata mbajnë më shumë letra në negociata dhe nuk ka asnjë pasojë reale për Davies ose Los Blancos nëse humbasin atë afat.

Gjithsesi, Real Madridi ka treguar se preferojnë të mbyllin shumicën e marrëveshjeve të tyre deri në qershor dhe duket se të paktën do të kenë shansin me Davies. /Telegrafi/

Exit mobile version