Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Philippe Coutinhos në këtë afat kalimtar.
Skuadra katalunase është e zhgënjyer me formën që ka treguar gjatë një viti e gjysmë anësori brazilian, andaj po tentojnë shitjen e tij.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Bayern Munich ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Coutinhos për një transferim të mundshëm nga Blaugranasit.
Gjigantët nga Bundesliga po e kërkojnë më ngulm transferimin e mesfushorit ofanziv, pasi në fund të sezonit të kaluar kanë humbur shumë lojtarë të rëndësishëm.
Nga Allianz Arena u larguan lojtarët si Arjen Robben dhe Franck Ribery, andaj Bavarezët e duan zëvendësimin e tyre.
Bayerni është afër kompletimit të transferimit të Ivan Perisicit nga Interi, që tashmë i ka kompletuar testet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizmi.
Nga ana tjetër, skuadra gjermane do të tentojë ta transferojë edhe Coutinhon për krahun e majtë dhe ta kompletojë fazën e sulmit për sezonin e ri. /Telegrafi/