Site icon Telegrafi

Bayern Munich do të refuzojë ofertën e Interit për Pavard

Interi ka bërë ofertë për Benjamin Pavard, por mbrojtësi me shumë gjasë do të qëndrojë në Bayern Munich.

Sipas Sky Sports Deutschland, negociatat janë mbyllur, pasi klubi gjerman ka bllokuar largimin e mbrojtësit francez.

Nerazzurrët e kishin ngritur ofertën e tyre në 25 milionë euro dhe 5 milionë euro bonuse, sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia.

Lexo po ashtu Inzaghi konfirmon interesimin e Interit për Pavard

Në anën tjetër sipas mediave gjermane, italianët kishin ofruar 30 milionë euro plus bonuset, por bavarezët donin 40 milionë euro me bonuse të lidhura me performancën.

Por edhe përkundër këtyre, Bayern Munich nuk do ta lirojë Pavardin, i cili është futur në vitin e fundit të kontratës dhe tani do të fillojë të negociojë një kontratë të re me Bayern Munich.

Lexo po ashtu E duan Interi dhe Man Utd, Tuchel flet për të ardhmen e Pavard

Për mbrojtësin francez kishte interes edhe nga Manchester United këtë verë.

Nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version