Bayern Munich është gati të bëjë një çmenduri për Gareth Bale, duke ofruar hiq më pak se 150 milionë euro.
Lajmin e jep tabloidi anglez “The Sun”, në të cilin shkruan e uellsiani mund të transferohet në Bundesliga në fundin e këtij sezoni.
Bavarezët janë gati të thyejnë çdo rekord të tyre dhe të paguajnë 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Gjithashtu, kampionët në fuqi të Gjermanisë janë gati që t’i ofrojnë edhe pagë marramenëse prej 650 mijë euro në javë.
Shifra të çmendura që mund ta bindin 29-vjeçarin pasi me rikthimin e Zinedine Zidanes, atij mund t’i hapet dera e largimit.
Lajmi mbetet për tu konfirmuar pasi që shumë shpesh presidenti i klubit, Uli Hoenes ka thënë që nuk paguajnë shuma të mëdha për lojtar afër të 30-tave.
Bale është njëri prej më të mirëve në botë dhe ka ftuar gjithçka me Real Madridi. /Telegrafi/