Bayern Munich ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Rastin e parë e kishte Pedri që futi një top në zonë, por Manuel Neuer bëri një pritje të bukur.
Pastaj në minutën e 18-të, Gavi pasoi një top te Robert Lewandowski, i cili gjuan, por pak mbi portë.
Në minutën e 21-të sërish Lewandowski në rast të mirë, por kësaj radhe priti Neuer.
Rastin më të mirë për bavarezët e kishte Marcel Sabitzer i cili gjuajti, por mbi portë.
Në minutën e 42-të sërish Lewa kishte rast të shënonte, por u vonua me gjuajtjen.
Barcelona kërkoi penallti në minutën e 43-të me Osumane Dembelen, por gjyqtari heshti.
Pas një pjesë të parë me shumë raste, ku Barcelona ishte më e mirë, në pjesën e dytë ishin vendasit që shkëlqyen.
Më të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të ishte Joshua Kimmich që harkoi nga këndi në zonë për të gjetur Lucas Hernandezin që shënoi nga afër për 1-0.
GOAAAAL. Lucas Hernandez scores a beautiful Header. Kimmich with the Assist https://t.co/kGb1ql7VZS
— Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) September 13, 2022
Vetëm tre minuta më pas Bayern Munich shtroi epërsinë me një gol që erdhi pas një aksioni të bukur.
Jamal Musiala gjeti me një pasim të bukur Leroy Sanen i cili shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen për 2-0.
Sane I’m gonna cry man https://t.co/FoJxfxtt5y
— eŵân (@ewan10i) September 13, 2022
Barcelona ka mundur të kthehej në lojë në minutën e 54-të, por Pedri nga një pozitë e mirë qëlloi shtyllën.
Deri në fund nuk kishte më raste të mirë dhe Bayerni mori tri pikë që e ngritin si të vetme në krye të grupit me 6 pikë. Barcelona dhe Inter kanë nga 3 pikë, ndërsa Plzen është pa pikë. /Telegrafi/