Bayern Munich është në kërkim urgjent të një zëvendësimi në qendër të mbrojtjes dhe një nga kandidatët kryesorë është 35-vjeçari Sokratis Papastathopoulos.
Qendërmbrojtësi grek aktualisht është pa klub, pas largimit nga Olimpyacos, por shumë shpejt mund të kthehet në nivele të larta.
E gjithë kjo për shkak të lëndimit të mbrojtësit Dayot Upamacano dhe Bayern është i detyruar të kërkojë zgjidhje të shpejta.
Afati i transferimeve nuk fillon deri në fillim të janarit, por klubet mund të sjellin lojtarë pa kontratë dhe Sokratis është njëri nga ta.
🚨 Bayern consider signing free agent Sokratis Papastathopoulos.
➡️ Tuchel & Sokratis have a close bond.
➡️ Bayern need cover for Upamecano.
➡️ But: waiting until January is possible.#fcbayern [BILD via @MailSport] pic.twitter.com/OXbY3fw4Nf— Marcel Moeller (@mmarcelandreas) October 15, 2023
Greku me eksperiencë arrin në Bayern?
Në karrierën e tij, Sokratis luajti për AEK, Niki Volos, Genoa, Milan, Ëerder, Borussia Dortmund dhe Arsenal, ndërsa shënoi tre gola në 90 paraqitje për Greqinë.
Ai do të vinte falas në Bayern Munich sepse aktualisht është pa kontratë.
Bayerni më parë nuk arriti të transferonte Jerome Boateng, i cili gjithashtu prirej të vinte falas. Mirëpo, për shkak të pakënaqësisë së tifozëve, ai transferim u braktis. /Telegrafi/