Klubi gjerman, Bayern Munich është gati të hidhet në sulm për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Son Heung-min.
Ylli korean-jugor i është ofruar një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë më shumë se 200 mijë funtesh në javë nga Spurs.
Megjithatë, Son tani po lëkundet rreth një marrëveshje të mundshme dhe kjo ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të interesohen për të.
Sipas mediumit Football Insider, Bayerni po shikon me interes situatën e kontratës së Sonit te Tottenhami dhe po shqyrton një ofertë për të.
Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka qenë thelbësor për Tottenham, duke shënuar gola dyshifrorë në secilin nga pesë sezonet e kaluara.
Ndryshe, Son e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi në të kaluarën ka luajtur te Bayer Leverkusen në Bundesliga. /Telegrafi/