Leon Goretzka mund të shkojë në Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018.
Kjo pasi Schalke 04 nuk e ka ndërmend ta lëshojë mesfushorin edhe nëse nuk e rinovon kontratën.
Sipas revistës Bild.de, Schalke i ka ofruar një rinovim dyvjeçar me një klauzolë, gjë që gjithsesi do i hapte Bayernit rrugën në 2018 ta sillte në Munich.
Nga ana tjetër, po sipas SportBild, Bayerni po vëzhgon dhe mesfushorin e PSG Adrien Rabiot, që ka një kontratë me francezët deri në vitin 2019. /Telegrafi/