Bayern Munich ka ofruar 80 milionë euro për yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Sipas Corriere dello Sport, që citon edhe disa medium gjermane klubi bavarez e ka seriozisht për Dybalan, duke ofruar 80 milionë euro që është rekord për klubin.
Sulmuesi 25-vjeçar nuk ka qenë në nivelin më të lartë prej se në klubin torinez ka ardhur Cristiano Ronaldo.
Argjentinasi i ka shënuar 10 gola në edicionin 2018-19, shifra më e vogël prej sezonit 13/14 kur ishte te Palermo në Serie B.
Gazeta shkruan se Juve ende beson që mund të marr ofertë deri në 100 milionë euro.
Bayern këtë sezon ka humbur emra si Franck Ribery dhe Arjen Robben. /Telegrafi/