Bayern Munich nuk është duke menduar që ta shes mesfushorin Thiago Alcantara në këtë afat kalimtar, por ofertat nga Manchester United nuk janë ndalur .
Mesfushori 27 vjeçar ka qenë i lidhur shumë shpesh këtë verë me një kalim në Old Trafford.
Drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se nuk kanë menduar ta largojnë lojtarin.
“Thiago është një lojtar i rënmdësishëm për ne dhe nuk kemi thënë kurrë se ai do të largohet”
Edhe trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac, ka thënë se shpreson ta sheh Thiago në Bayern.
“Si fillim më duhet ta njoh atë. Shpresoj dhe besoj që do të qëndroj te Bayern Munich”.
“Por unë nuk mund të garantoj. Duhet të presim deri në gushë’, ka thënë ai.
Përveç Manchester Unitedit edhe City kanë qenë të interesuar për lojtarin. /Telegrafi/