Bayern Munich e ka mbyllur pjesën e parë ndaj RB Salzburg me rezultat 4-0.
‘Fajtor’ për këtë epërsi të madhe të bavarezëve ishte Robert Lewandowski që shënoi het-trik brenda 23 minutave.
Ai fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 12-të nga pika e bardhë për 1-0.
https://twitter.com/Saqlain2451/status/1501291313869774849
Në minutën e 21-të u dyfishua epërsia, sërish me golin e polakut nga pika e bardhë.
Het-triku u kompletua nga Lewa në minutën e 23-të për rezultatin 3-0.
Goli që mbylli pjesën e parë erdhi në minutën e 31-të, kur Serge Gnabry shënoi për 4-0.
STOP THE FIGHT, IT’S 4-0 BAYERN NOW. GNABRY GETS ONE
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) March 8, 2022
Bayern Munich duket në rrugë të mirë për të kaluar në çerekfinale./Telegrafi/