Site icon Telegrafi

Bayern Munich largohet nga gara për De Gean

Bayern Munich nuk do të bëjë një lëvizje për portierin veteran të Spanjës, David de Gean.

Gjigantët e Bundesligës po planifikojnë për një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë në Bavari me numrin 1 prej kohësh Manuel Neuer aktualisht i lënduar dhe do të mbushë 38 vjeç në 2024.

Si pjesë e planit të tyre për të sjellë një portier të ri në Allianz Arena, kampionët në fuqi të Gjermanisë kishin konsideruar lëvizje për tre yje spanjollë.

Lexo po ashtu Bayerni po mendon transferimin e De Geas

Krahas De Geas, Bayern ishte gjithashtu i prirur për një lëvizje të mundshme për David Raya para transferimit të tij në Arsenal, i pasuar nga interesimi i vonë për Kepa Arrizabalaga, i cili përfundimisht vendosi të pranojë një lëvizje huazimi te Real Madrid për të mbuluar Thibaut Courtois të lënduar.

De Gea aktualisht është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve, pas largimit të tij nga Manchester United, por sipas reporterit të Sky Sports Germany, Florian Plettenberg, Bayern ka zgjedhur të mos shkojë për të.

Spanjolli po pret ndonjë klub të madh evropian, para se të vendosë që të kalojë në në Arabi ose Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version