Telegrafi

Bayern Munich kompletohet, katër lojtarë dalin nga karantina pasi e kalojnë coronavrusin

Para se të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburg, te Bayern Munich marrin lajmin e mirë pasi që katër lojtarë kanë kaluar coronavirusin dhe janë kthyer në stërvitje.

Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala kanë rezultuar negativë duke lënë përfundimisht karantinën.

Nga ana tjetër, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin Niklas Sule, pasi mbrojtësi mbetet karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën.

Edhe pse i vaksinuar, mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta dhe duhet të presë ende dritën jeshile.

Trajneri Julian Nagelsmann do t’i këtë disa nga këta lojtarë me shumë gjasa në fushë të shtunën. /Telegrafi/