Bayern Munich e ka zyrtarizuar huazimin e James Rodriguez për dy vite, ndërsa nuk e ka me obligim blerje edhe pse çmimi do të ishte 40 milionë euro.
Sa i përket huazimi Bayern do të paguajë nga 5 milionë euro për dy vite.
Bayern e ka marr përsipër ta paguajë edhe pagën e lojtarit që në vitin e parë do të jetë 8 milionë euro, ndërsa në të dytin 8.2 milionë euro.
Bayerni pas dy vitesh mund ta ushtrojë të drejtën e blerjes, por edhe të kundërtën, pasi marrëveshja nuk e detyron për një gjë të tillë.
James ka kontratë me Real Madridin deri ën verën e viti 2020. /Telegrafi/