Telegrafi

Bayern Munich interesohet për Joao Cancelon

Niko Kovac dhe Bayern Munich janë favoritë kryesor për të sjellë Joao Cancelon nga Juventusi.

Portugezi ka qenë muaj me radhë në radarin e Manchester Cityt dhe Pepa Guardiolës, por “Corriere dello Sport” raporton se është shumë afër transferimit në Gjermani.

Thuhet se bavarezët kanë kontaktuar tashmë me agjentin e 25-vjeçarit, Jorge Mendesinn. Negociatat mes klubeve nuk do të paraqesin problem të madh, sepse marrëdhëniet mes tyre janë të mira.

Federico Bernardeschi, Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)

Juventusi për mbrojtën e krahut të djathtë, i cili mbërriti verën e kaluar në Torino, po kërkon 60 milionë euro.

Cancelo do të ishte transferimi i tretë më i madhi për mbrojtjen e gjermanëve pas ardhjes së Benjamin Pavardit dhe Lucas Hernandezit.

Ndryshe, futbollisti në sezonin e kaluar ka pasur 25 paraqitje për italianët dhe ka realizuar një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/