Telegrafi

Bayern Munich interesohet për Frenkie de Jong, dëshiron ta marr nga Barcelona si huazim

Bayern Munich është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

De Jong po u reziston përpjekjeve të Manchester United për ta transferuar atë në Angli, por Bayern Munich ka dalë në skenë duke i ofruar atij një largim alternativ.

Mediat spanjolle shkruajnë se Bayern Munich dëshiron ta marr si huazimi gjatë sezonit me opsion të blerje – ngjashëm me marrëveshjen e arritur për Philippe Coutinhon, dy sezone më parë.

Bayern Munich do të paguante një tarifë të madhe për huazimin e De Jong dhe gjithashtu do të mbulonte pagat e tij për sezonin.

Nëse mund të arrihet një marrëveshje, largimi i lojtarit do të mjaftonte për të regjistruar Jules Kounde në La Liga.

Te Bayern Munich do ta gjente edhe e mikun e tij më të mirë, Matthijs de Ligt , i cili bëri lëvizjen nga Juventus në fillim të kësaj vere.

Por mediat spanjolle shkruajnë se vështirë që Barcelona të pranojë këtë marrëveshje. /Telegrafi/