Callum Hudson – Odoi është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti gjerman Bayern Munich.
Ylli i ri anglez ka shkëlqyer në disa paraqitje me Chelsean dhe Bayern tanimë ka dërguar tri oferta për talentin e madh.
Oferta e parë prej 15 milionëve ishte refuzuar menjëherë nga Chelsea ashtu si e dyta prej 23 milionëve.
Tani gjiganti gjerman ka rritur ofertën në 33 milionë euro për ta bindur Chelsean të heqë dorë nga talenti anglez.
Por sipas medieve angleze edhe kjo ofertë do të refuzohet nga skuadra londineze për yllin e tyre të ri.
Chelsea është duke tentuar të nënshkruajë një kontratë afatgjate me Odoin.
Klubi bardh e kaltër i ka bërë një propozim lojtarit për të nënshkruar për pesë vite, por që marrëveshja ende nuk është afër.
Hudson-Odoi po kërkon garanci nëse do të jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshme para se të nënshkruajë kontratën e re.
Kontrata aktuale e Hudson-Odoi me Chelsea skadon në verën e vitit 2020, ndërsa nëse lojtari nuk pranon vazhdimin atëherë klubi i Roman Abramovich do ta shesë atë por jo nën shumën e 40 milionë eurove. /Telegrafi/