Telegrafi

Bayern Munich inkurajohet për transferimin e Harry Kane

Klubi gjerman, Bayern Munich është në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit Harry Kane për një transferim të tij nga Tottenham Hotspur.

Sipas gazetës BILD, Bayerni u është drejtuar agjentëve të Kane për të parë nëse 28-vjeçari do të ishte i interesuar të nënshkruante me gjigantët e Bundesligës verën e ardhshme.

Drejtuesit e klubit bavarez e shohin kapitenin e Anglisë si zëvendësues për nënshkrimin e Barcelonës, Robert Lewandoski.

Lexo po ashtu “Ëndërr e së ardhmes”, te Bayerni zbulojnë se kur do synojnë transferimin e Harry Kane

Asnjë ‘bisedim konkret’ nuk është zhvilluar ende, por Bayern ka marrë një përgjigje pozitive nga përfaqësuesit e kapitenit të Anglisë.

Çmimi i Kane nuk do të jetë një detyrë e lehtë për gjigantët e Bundesligës, por ata janë të vetëdijshëm se garancia e titullit në Bayern i jep avantazh atyre.

Sulmuesi anglez ka një marrëveshje me Spurs deri në vitin 2024 dhe transferimi i tij mund të sillet rreth 100 milionë euro.

“Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht, një top-sulmues absolut, por kjo është e gjitha një ëndërr e së ardhmes”, ka thënë Oliver Kahn tha në fillim të kësaj vere. /Telegrafi/