Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi të ri në afatin kalimtar të dimrit dhe sigurisht edhe në verë, pasi po kërkohet një zëvendësues për Robert Lewandowskin.
Kampioni gjerman solli Sadio Mane nga Liverpooli dhe Mathys Tel nga Rennes, por ende nuk janë mbushur pritshmëritë. Senegalezi shënoi shtatë gola në 14 ndeshje dhe Bayern Munich ka vetëm katër fitore në nëntë raunde në kampionat.
“Nuk është e lehtë të zëvendësosh një lojtar si Lewandowski. Nuk ka shumë lojtarë që ju garantojnë 25 ose 30 gola në sezon dhe ju duhet t’i shpikni ato, dhe kjo nuk është e lehtë”, ka thënë presidenti i Bayern, Herbert Heiner.
Dëshira më e madhe e Bayern Munich thuhet se është Harry Kane, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham.
Sipas TZ, Bayern Munich do të ishte i gatshëm të paguante 100 milionë euro për Kane, shuma që kërkojnë Tottenham dhe se do të përpiqen ta sjellin atë në dimër ose verën e ardhshme.
Nëse nuk arrijnë të sjellin Kane, ata do t’i drejtohen te Marcus Thuram nga Borussia Mönchengladbach, i cili do të kushtonte shumë më pak./Telegrafi/