Sipas mediave spanjolle, Bayern Munich është gati të paguajë 100 milionë euro për futbollistin francez Aurelien Tchouameni.
Kampioni gjerman është i bindur se Real Madridi do ta pranojë ofertën dhe nëse kjo ndodh atëherë Tchouameni do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Bayern Munich.
Aktualisht rekordin e mban Lucas Hernandez, i blerë në vitin 2019 nga Atletico, për 80 milionë euro, por këtë verë, ai u shit te PSG për 45 milionë.
Bayern Berani Tebus Mahal Aurelien Tchouameni dari Real Madrid https://t.co/VZ0hnJeqhM
— Bola (@Bolanet) July 14, 2023
Pasi shpenzoi gati 130 milionë për transferime këtë verë (Jude Bellingham, Arda Guler, Fran Garcia, Brahim Diaz dhe Joselu), Real Madridi ka mbetur me një buxhet të kufizuar dhe, sipas të gjitha llogaritjeve, ata do të duhet të shesin një nga lojtarët e tyre aktualë.
Touchameni u ble si zëvendësues i Casemiros, por mesfusha e mbretërve me ardhjen e Bellingham është e mbipopulluar.
Nga ana tjetër, edhe Bayerni është në kërkim të një sulmuesi dhe objektivi kryesor është Harry Kane.
Tottenhami refuzoi dy oferta nga Bayern Munich prej 70 dhe 80 milionë euro për Kane, pasi klubi londinez kërkon 100 milionë euro. /Telegrafi/