Bayern Munich e dëshiron transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona.
Bavarezët shpresojnë që ta transferojnë mbrojtësin portugez në këtë afat, por një gjë e tillë është më e mundshme në verën e këtij viti.
Semedo ishte i lidhur me një kalim te Manchester United e Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar, por Ernesto Valverde refuzoi shitjen e tij.
Për portugezin është i interesuar edhe Tottenham Hotspuri, pasi Jose Mourinhos i pëlqen shpejtësia dhe krijimi i aksioneve nga lojtari.
Bayern Munich thuhet se është më afër transferimit të tij, pasi Joshua Kimmich po lëviz në qendër të mesfushës dhe Benjamin Pavard mbetet i vetëm në mbrojtje.
Semedo e ka humbur vendin nga Sergio Roberto dhe klauzola e tij për t’u larguar nga Camp Nou është 100 milionë euro. /Telegrafi/