Telegrafi

Bayern Munich e kërkon me ngulm Valverden – Real Madridi ka dhënë tashmë përgjigjen

Me situatën aktuale ekonomike në kuadër të futbollit shumë pak lojtarë janë të pashitshëm, këtu është rasti me Fede Valverden te Real Madridi.

22-vjeçari është një lojtar të cilin Los Blancos thjesht nuk kanë ndërmend ta shesin dhe ai po kthehet ngadalë në nivelin e lartë që tregoi në fillim të sezonit të kaluar.

Klube të ndryshme po shikojnë Valverden, përfshirë Bayern Munichun, i cili bëri një lëvizje për të verën e kaluar pasi humbi Thiago Alcantaran që kaloi te Liverpooli, por ata u kthyen prapa nga Real Madrid.

Lexo po ashtu Zidane duhet të gjejë një hapësirë në mesfushën e Real Madridit për Valverden

Gjigandi gjerman nuk e ka harruar atë, por Real Madridi nuk dëshiron të shesë dhe vetë lojtari dëshiron të ndërtojë një të ardhme në Spanjë.

Valverde ka një mundësi për të bërë përshtypje ndaj Atalantas më 16 mars në mungesë të Casemiros dhe ai e di se duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që mund të ketë për shpërthyer në mesfushën e Zinedine Zidanes.

Lexo po ashtu Veteranët e Real Madridit që nuk po ‘lejojnë’ progresin e lojtarëve të rinj

Lëndimet e kanë munduar uruguaianin këtë sezon – ku ai ka humbur 13 ndeshje deri më tani – dhe e di se duhet të rimarrë formën e tij të lartë nëse dëshiron të luajë rregullisht në ndeshje të mëdha përsëri.

Pavarësisht problemeve të tij në fitnes, Valverde është ende një nga lojtarët më të kërkuar në skuadrën e Real Madridit. /Telegrafi/