Telegrafi

Bayern Munich e ka pezulluar Sadio Manen deri në një vendim të dytë

Ylli i Bayern Munichut, Sadio Mane është suspenduar deri në njoftimin e dytë, vendimi i drejtuesve të klubit bavarez është marrë pas një sërë takimesh të zhvilluara dje dhe sot.

Mane u gjobit pasi goditi me grusht shokun e skuadrës Leroy Sane në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Manchester City (3-0) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dyshja kanë debatuar në fushë për shkak të një pasimi të keq të përfaqësuesit gjerman.

Debati nisi në fushë dhe vazhdoi në dhomën e zhveshjes ku senegalezit e humbi plotësisht durimin dhe u hodh mbi shokun e skuadrës duke e goditur me grusht në fytyrë.

Ky është një reagim që ka habitur plotësisht botën e futbollit pasi Mane është konsideruar gjithmonë një lojtar i qetë që bën një jetë modeste jashtë fushës dhe nuk futet në konflikte me rivalët dhe shokët e skuadrës.

Lexo po ashtu ‘Kërcet grushti’ te Bayern Munich – Sadio Mane ka goditur Leroy Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Man City

Dje është mbajtur mbledhja e drejtuesve të Bayernit dhe Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn kanë shqyrtuar vendimet e mundshme, të cilat ia kanë njoftuar futbollistit senegalez në një takim të ri mëngjesin e sotëm.

Vendimi është që të pezullohet Sadio Mane deri në njoftimin e dytë, pra derisa klubi të vendosë t’i japë fund pezullimit, raporton Bild.

Nga ana tjetër, ende nuk ka të dhëna për dënimin për Sanen, ndonëse edhe ai ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

Lexo po ashtu Grushti ndaj Sane mund t'i japë Manes largimin nga Bayerni

Mane rrezikon një pezullim të përkohshëm ose edhe largim nga klubi për gjestin. /Telegrafi/