Telegrafi

Bayern Munich dhe Man City vazhdojnë garën për Koulibalyn

Bayern Munich dhe Manchester City mbeten të interesuar për Kalidou Koulibaly me mbrojtësin e Napolit i cili thuhet se mund të largohet për 50 milionë euro.

Reprezentuesi i Senegalit ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023 dhe disa klube të mëdha evropiane thuhet se janë të interesuara në sigurimin e shërbimeve të tij.

Në vitin 2018, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis pretendoi se ai kishte refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për 29-vjeçarin, por çmimi i tij është ulur dukshëm tashmë.

Lexo po ashtu Napoli ka ulur kërkesat për Koulibalyn, Bayerni favorit për ta transferuar mbrojtësin

Duke pasur parasysh krizën ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19 dhe afrimit të skadimit të kontratës së tij, Napoli mund të bie dakord të shesë mbrojtësin e tyre për 50 milionë euro.

Sipas gazetës La Repubblica,Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

Por, ky medium shton se edhe klube tjera nga më të mirat në Evropë, të tilla si Real Madrid dhe Liverpool, i kanë vënë sytë tek Koulibaly. /Telegrafi/