Telegrafi

Bayern Munich dëshiron transferimin e De Jongut nga Barcelona

Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie De Jong është një shënjestër e madhe për gjigandët e Bundesligas, Bayern Munichun.

Barca fitoi një betejë me shumë klube të mëdha për mesfushorin holandez në verën e vitit 2019, por interesimi për De Jong vazhdon të mbetet i lartë.

Bayern thuhet se po planifikon të përdorë statusin e tyre si klubi dominues në Evropë aktualisht për të lëvizur për transferimin e yllit holandez.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona rinovon me Piquen, Ter Stegen, Lenglet dhe De Jong – vendosen klauzola të frikshme

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Bayern Munichu dëshiron të përfitojë nga pasiguria financiare dhe hierarkike në Barcelona për të nënshkruar me De Jong.

De Jong nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në 2026 në tetor të këtij viti, megjithatë me klubin që duhet të shkurtojë faturën e pagave me më shumë se 100 milionë funte një largim nuk përjashtohet.

Megjithatë, çdo transferim i lojtarit do të kushtonte më së paku 80 milionë euro. /Telegrafi/