Bayern Munich nuk po ndalet në afatin kalimtar të verës sa i përket përforcimit të skuadrës.
Emri i ri që pritet të zbarkojë në Munich është ai i talentit francez Mathys Tel, i cili ka shkëlqyer me skuadrën franceze Rennes.
Në fakt Bayerni me afrimin e Tel po mendon për të ardhmen, pasi lojtari është ende i ri dhe konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Francë.
L’Equipe ka raportuar se ka një marrëveshjes mes Bayernit dhe klubit francez Rennes për transferimin e lojtarit në Munich.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje që Tel t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë për shumën e 30 milionë eurove.
17-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bavarezët, kontratë e cila do ta mbajë atë në Munich deri në verën e vitit 2027.
Tel që konsiderohet si Thierry Henry i ri, ka bërë hapin e madh në karrerë dhe pritet të ketë hapësira nën urdhrat e Julian Nagelsmann. /Telegrafi/