Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me sulmuesin Harry Kane.
E ardhmja e Kane te Spurs ka qenë një nga pikat kryesore të thashethemeve të afatit kalimtar të verës deri më tani.
Më parë, u raportua gjerësisht se skuadra gjermane e Bundesligës, Bayern, ishte seriozisht e interesuar për të sjellë kapitenin e Anglisë në Bavari.
Gjatë javëve të fundit, Bayern ka parë tre oferta të refuzuara nga Spurs pasi klubi londinez dëshironte të merrte të paktën 100 milionë euro.
Megjithatë, vetëm pak ditë kanë para fillimit të sezonit në Ligën Premier, është raportuar se Spurs dhe Bayern kanë arritur një marrëveshje për Kane.
Është gazetari i njohur i mediumit The Athletic, David Ornstein, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në platformën X.
? EXCLUSIVE: Bayern Munich have reached an agreement with Tottenham to sign Harry Kane, sources in Germany indicate. #FCBayern proposal worth above €100m accepted by #THFC. 30yo has been leaning towards staying but must now make a decision @TheAthleticFC https://t.co/mPjC3YPDnH
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 10, 2023
“EKSKLUZIVE: Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Tottenham për të nënshkruar me Harry Kane, tregojnë burime në Gjermani”.
“Propozimi i FC Bayern me vlerë mbi 100 milionë euro u pranua nga Tottenham. 30-vjeçari ka qenë i prirur drejt qëndrimit, por tani duhet të marrë një vendim”, ka shkruar Ornstein.
Kane ka qenë i lidhur me një largim nga Spurs gjatë afatit kalimtar të verës dhe duket se një lëvizje mund të jetë e afërt tani pas marrëveshjes. /Telegrafi/