Telegrafi

Bayern Munich afër transferimit të sensacionit të Ajaxit

Bayern Munich dëshiron t’i bëjë disa transferime në këtë afat kalimtar.

Skuadra gjerman e di se ky sezon nuk është prej më të mirëve në këto vitet e fundit dhe shpresojnë që t’i ndryshojnë gjërat në këtë afat kalimtar.

Sipas Sport1, kampioni i Bundesligës po tenton ta transferojë Nicolas Kuhn nga Ajaxi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicolas Kuhn

Lojtari 20-vjeçar po shkëlqen në këtë sezon e që Bavarezët duan t’i marrin shërbimet e tij qysh në këtë muaj.

Bayerni mund të pajtohet ta lë lojtarin në huazim te skuadra holandeze deri në fund të këtij sezoni dhe më pas të marrë në Allianz Arena.

Transferimi i gjermanit mund të mbyllet për një shumë rreth 15 milionë euro me bonuse. /Telegrafi/