Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi pas rikthimit të Bundesligas pas më shumë se dy muajve pas pezullimit shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Golat në këtë fitore të Bayernit u shënuan nga Mathias Jorgensen (15’, OG), Benjamin Pavard (29’), Robert Lewandowski (44’, 50’) dhe Alphonso Davies (52’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli polak, Lewandowski, i cili u vlerësua me notë 9.3.
✅ #FCBF95
A perfect day 👏 pic.twitter.com/4W0QsiZgS5
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 30, 2020
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Jorgensen që pas autogolit të shënuar dhe paraqitjes së dobët u notua me 5.0.
Në këtë ndeshjes luajti edhe ylli i Kosovës, Valon Berisha, i cili pas inkuadrimit në lojë në minutën e 57-të, bëri një paraqitje solide ku u vlerësua me 6.0.
Bayern Munich:
Fortuna Dusseldorf:
/Telegrafi/