Site icon Telegrafi

Bayern merr një fitore komode ndaj Hoffenheimit, mban hapin në garën për titull

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 ndaj Hoffenheimit, në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman.

Jamal Musiala (18’) shënoi një gol të bukur në cepin e majtë të portë për 1-0, pasi pranoi një top të mirë në zonë nga Leroy Sane.

Bayern pati edhe një mundësi tjetër me anë të Raphael Guerreiro (37’) mirëpo portieri mysafir ia mohoi golin.

Pjesa e dytë ishte më e pasur sa i përket rasteve të shënimit, me të dy skuadrat që rrezikuan më shumë.

Bayerni shënoi përsëri me anë të Leroy Sane (56’) por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Mysafirët në anën tjetër rrezikuan portën e bavarezëve në disa raste me anë të Maximilian Beier dhe Andrej Kramaric, por sidoqoftë Neuer nuk lejoi që të mposhtej.

Goli i dytë dhe ai i qetësisë u shënua përsëri nga Jamal Musiala (70’) i cili shënoi për 2-0 dhe u asistua përsëri nga gjermani Leroy Sane.

Në minutën e 74-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak më fushë, pasi Grischa Promel mori kartonin e dytë të verdhë.

Bayerni gjeti edhe golin e tretë me anë të Harry Kane (90’) i cili shënoi për 3-0  dhe njëherësh golin e tij të 22-të në Bundesliga.

Pas kësaj ndeshje Bayerni zbut diferencën me liderin Leverkusenin në vetëm një pikë dhe tani ka 41 pikë, një më pak se “Aspirinat” që kanë 42 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version