Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich thuhet se kanë treguar interes të vonë për mesfushorin e Juventusin, Emre Can.
Pamundësia e Juves për të larguar Sami Khediran apo Blaise Matuidin ka nxitur spekulime se Emre Can mund të sakrifikohet.
Sipas mediumit Calciomercato.it, reprezentuesi gjerman nuk është zgjedhja e parë për Maurizio Sarrin dhe se trajneri i ri i ka dhënë dritën jeshile largimit të tij.
Në anën tjetër, gazeta italiane Tuttosport raporton se Bayerni dhe PSG tashmë kanë bërë pyetjet e tyre drejt Juventusit.
Të dy klubet ishin të lidhur me Canin edhe përpara se ai të bashkohej me Bianconerët si transferim i lirë verën e kaluar.
Ai sezonin e kaluar debutues me Juventusin zhvilloi 37 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe një asistim, teksa fitoi edhe një Scudetto. /Telegrafi/