Site icon Telegrafi

Bayern dhe Juventus pajtohen për transferimin e Costas për 40 milionë euro

Mediat italiane raportojnë se Juventusi mund ta mbyll marrëveshjen me Bayern Munichun për Douglas Costan në vlerë prej 40 milionë euro.

Bianconerët janë në kërkim të përforcimeve dhe Max Allegri, dje e ka konfirmuar interesimin për brazilianin.

Bayerni për brazilianin kërkon 50 milionë euro.

Klubet kanë marrëdhënie të mira pasi që në vitet e fundit kanë shkëmbyer lojtarë si Arturo Vidal, Kingsley Coman dhe Medhi Benatia.

Tuttosport merr vesh se klubet mund të pajtohen për shifrën e 40 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version