Bayern Munich raportohej se po kërkon shërbimet e sulmuesit kilian të Arsenalit.
Por, bavarezët duket se kanë zbehur interesimin për lojtarin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Kështu së paku raporton e përditshmja franceze L’Equipe, e cila tani shkruan se bavarezët janë fokusuar në transferimin e yllit të Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco.
Bayerni raportohet se gati ofertën prej 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e belgut.
Ndryshe, për reprezentuesin kilian ka shpreh interesim edhe skuadra angleze e Manchester Cityt. /Telegrafi/